përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Madžirov, Nikola

.

madzirov_nikolaNikola Madžirov, i lindur në vitin 1973 në Strumica (Maqedoni), radhitet ndër poetët më të shquar të vendit të tij. Publikon poezi, ese dhe përkthime letrare dhe është njëri prej koordinatorëve të rrjetit ndërkombëtar Lyrikline. Veprat e tij janë përkthyer në dyzetë gjuhë. Revista javore gjermane Der Spiegel e ka krahasuar cilësinë e poezive të tij me atë të Tomas Tranströmer-it. Kompozitori italian, Angelo Inglese, dhe xhazisti amerikan, Oliver Lake, kanë kompozuar këngë me tekstet e poezive të tij. Për vëllimin poetik Преместен камен (2007) Nikola Madžirov është vlerësuar me çmimin Hubertus Burda. Shumë çmime dhe bursa të tjera ndërkombëtare nënvizojnë rëndësinë e krijimtarisë së tij.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d