përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Gedaj, Doreida

.

gedaj-kafe_doreida
Doreida Gedaj Kafexhiu, e lindur më 1974, ka studiuar gjermanistikë dhe për dy vjet ka dhënë mësim letërsinë gjermane pranë Universitetit të Elbasanit (Shqipëri). Pas një kualifikimi pranë Universitetit të Salzburgut dhe një tjetër viti pune pranë Universitetit të Elbasanit, ajo filloi punën si përkthyese dhe interprete pranë ambasadës gjermane në Tiranë. Doreida Gedaj Kafexhiu ka përkthyer në fillim tregime për një antologji autorësh të gjuhës gjermane (Ernst Jünger, Hermann Hesse, Franz Werfel etj.) si dhe poezi të ndryshme (Goethe, Hesse, Heine, Kästner, Mayroecker etj.). Më 2011 u botua në Tiranë përkthimi i saj i vëllimit me tregime Die Zauberschule und andere Geschichten (Shkolla e magjisë dhe histori të tjera) nga Michael Ende.

partner projektesh

traduki partners 2014 d