përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Belting, Hans

.

belting_hans
Hans Belting, i lindur më 1935 në Andernach, studioi histori arti në Mainz dhe Romë. Pasi mbrojti doktoratën në Mainz dha mësim në universitetet e Heidelbergut dhe Mynihut si dhe në Shkollën e Lartë të Krijimit në Karlsruhe, të cilën e ka bashkëthemeluar në vitin 1992. Më 2003 drejtoi katedrën europiane pranë Collège de France në Paris. Prej 2004 më 2007 drejtoi Qendrën ndërkombëtare studimore për shkencat e kulturës në Vjenë. Hans Belting bën pjesë në akademi të ndryshme në Gjermani dhe SHBA, është gjithashtu anëtar i urdhrit Pour le Mérite për shkencën dhe artet. Ka botuar vepra të ndryshme që janë përkthyer në mëse dhjetë gjuhë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d