përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Sinković, Helen

.

sinkovic_helenHelen Sinković u lind në vitin 1964 në Zagreb, ku edhe  studioi gjermanisht dhe italisht në Fakultetin e Filozofisë. Ka punuar si mësuese gjimnazi dhe, që nga viti 1995, si përkthyese pranë Ministrisë së Brendshme. Kohën e lirë ia kushton përkthimit letrar. Prej vitit 2003 është anëtare e Lidhjes së Përkthyesve Letrarë të Kroacisë. Për punën e saj si përkthyese është laureuar me çmimin e Kongresit Ndërkombëtar të Botuesve në Pazin (2005), me çmimin e Lidhjes së Përkthyesve Letrarë të Kroacisë (2010) dhe me çmimin "Albert Goldstein" (2013). Helen Sinković frekuenton seminare për përkthyes brenda dhe jashtë vendit dhe merr pjesë si mentore në seminaret e projektit "Translab". Ndër përkthimet e saj njehen vepra të autorëve: Elfriede Jelinek, Herta Müller, Thomas Bernhard, Friedrich Dürrenmatt, Günter Grass, Jean Améry, Rüdiger Safranski, Wolfgang Hilbig, Julya Rabinowich, Eugen Ruge, Clemens Meyer, Matthias Nawrat dhe Monique Schwitter.

partner projektesh

traduki partners 2014 d