përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Vevar, Štefan

.

vevar_stefan
Štefan Vevar, i  lindur më 1953 në Slovenj Gradec (Slloveni), studioi gjermanistikë dhe anglistikë në Lubjanë. Ka përkthyer një numër klasikësh (Goethe, Schiller, Novalis, Heine, Stifter, Fontane, Musil, Kafka, Dürrenmatt, Grass, Hermann Broch, Heiner Müller, Jurek Becker, Erich Fried, Christoph Ransmayr, W. M. Sebald, Sten Nadolny, Arno Geiger) dhe ka botuar shkrime e parathënie për letërsinë gjermane si dhe artikuj mbi teorinë dhe kritikën e përkthimit. Më 1999 mori për përkthimin e veprës së Goethes Wilhelm Meisters Lehrjahre [Vitet e mësimit të Wilhelm Meisterit] çmimin kombëtar slloven për përkthimin letrar. Në mars të vitit 2011 mbrojti doktoratën me disertacionin: Das Phänomen Goethe: Seine Ästhetik und Poetik zwischen dem Original und der slowenischen Übersetzung [Fenomeni Goethe: Estetika dhe poetika e tij midis origjinalit dhe përkthimit sllovenisht]

partner projektesh

traduki partners 2014 d