Shtyp

Vevar, Štefan

.

vevar_stefanDr. Štefan Vevar, i lindur më 1953-in në Slovenj Gradec (Slloveni), studioi gjermanistikë dhe anglistikë në Lubjanë. Në vitin 2011 u bë doktor shkencash me një disertacion me titull Fenomen Goethe: njegova estetika in poetika med originalnom in slovenskim prevodom [Fenomeni Goethe: estetika dhe poetika e tij midis origjinalit dhe përkthimeve në sllovenisht], i cili në vitin 2012 u botua në formë libri. Në vitin 2013 botoi monografinë me titull Vrvohodska umetnost prevajanja [Arti akrobatik i përkthimit]. Dr. Vevar ka përkthyer një numër klasikësh (Goethe, Schiller, Novalis, Heine, Stifter, Fontane, Musil, Kafka, Dürrenmatt, Grass, Hermann Broch, Heiner Müller, Jurek Becker, Erich Fried, Christoph Ransmayr, W. M. Sebald, Sten Nadolny, Arno Geiger) dhe ka botuar shkrime e parathënie për letërsinë gjermane si dhe artikuj mbi teorinë dhe kritikën e përkthimit. Më 1999-ën, për përkthimin e veprës së Goethe-s, Wilhelm Meisters Lehrjahre [Vitet e mësimit të Wilhelm Meisterit],u vlerësua me çmimin kombëtar të Sllovenisë për përkthimin letrar, dhe në vitit 2017 mori çmimin "Fabjan Hafner" për përkthimin e romanit Die Ringe des Saturns të W. G. Sebald-it. Veç kësaj ai është shpërblyer shtatë herë me Çmimin Austriak për Përkthyesit.