përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Anghelescu, Maria-Magdalena

.

anghelescu_maria
Maria-Magdalena Anghelescu, e lindur më 1952 në Baia Mare (Rumani), studioi në Bukuresht letërsi dhe gjuhë rumune e latine. Ajo punon si bibliotekare në Institutin e historisë së artit „G. Oprescu” të Akademisë rumune dhe në New Europe College. Maria-Magdalena Anghelescu përkthen nga gjermanishtja, anglishtja, frëngjishtja dhe italishtja në rumanisht. Prej vitit 2000 është anëtare e Lidhjes së shkrimtarëve të Rumanisë në Bukuresht, seksioni i përkthimeve. Për përkthimin e saj të veprës së Horst Bredekampit Antikensehnsucht und Maschinenglaube. Die Geschichte der Kunstkammer und die Zukunft der Kunstgeschichte [Dëshirimi për lashtësinë dhe besimi te makina. Historia e Dhomës së artit dhe e ardhmja e historisë së artit] mori në vitin 2008 çmimin Allianz për përkthyesit. Jeton dhe punon në Bukuresht.

partner projektesh

traduki partners 2014 d