përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Konrad oder Das Kind aus der Konservenbüchse

Nöstlinger, Christine.

noestlinger_konradZonja Bartolotti nuk ka shumë pika takimi me fëmijët. Ndaj dhe ngjan sikur i bije rrufeja kur i vjen me postë një djalë: Konradi. Konradi i dorëzohet brenda në një kuti konservash! Është tmerrësisht i rregullt dhe thuajse i përsosur, kurse zonja Bartolotti është shumë kaotike. Ndaj u duhet një herë të mësohen me njëri-tjetrin. Mirëpo pastaj ai ia fiton zemrën aq shumë zonjës Bartolotti, saqë ajo nuk do ta japë më kurrësesi, edhe kur vijnë ca njerëz të frikshëm nga fabrika e konservave për ta kërkuar...

Konrad oder Das Kind aus der Konservenbüchse [Konradi ose Fëmija nga kutia e konservave] i Christine Nöstlinger-it ka dalë në bosnjisht, përkthyer nga Mišo Ešić, nën titullin Konrad ili dijete iz konzerve, pranë botimeve "Bosanska riječ", Tuzla, në bullgarisht (fragment), përkthyer nga Vasilka Vancheva, nën titullin Конрад или Детето от консервената кутия, pranë botimeve EMAS, Sofje dhe në maqedonisht (fragment), përkthyer nga Zorica Nikolovska, nën titullin Конрад или момчето од конзерва, pranë botimeve Ikona, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d