përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Bekić, Tomislav

.

bekic_tomislav

Tomislav Bekić (1935-2008), specialist i gjuhës e letërsisë gjermane dhe përkthyes, punoi prej vitit 1960 e deri sa doli në pension më 2002 në katedrën e gjuhës dhe letërsisë gjermane pranë Fakultetit Filozofik në Novi Sad. Për punën e tij shumëvjeçare shkencore ka marrë vlerësime të shumta. Si përkthyes është nderuar me çmimin Miloš N. Đurić (1991) dhe çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Vojvodinës (2001). Universiteti i Novi Sadit i ka dhënë një çmim për veprën e jetës së tij. Tomislav Bekić ka qenë ndër të tjera anëtar i Shoqatës Thomas Mann në Lübeck, i Shoqatës gjermane Schiller në Marbach, i Shoqatës Manes Sperber në Vjenë dhe i Shoqatës së Europës Juglindore në Mynih. Interesat e tij kryesore janë përqendruar në marrëdhëniet midis kulturës sllavo-jugore e asaj gjermane si dhe në veprën e Thomas Mannit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d