përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Prokopiev, Aleksandar

.

prokopiev_aleksandar
Aleksandar Prokopiev, i lindur më 1953 në Shkup, studioi në Beograd pranë Fakultetit Filologjik, dega e letërsisë së përgjithshme dhe krahasuese, ndërsa në Beograd dhe Sorbonne mbrojti doktoratën në degën e letërsisë së krahasuar dhe Teorisë së letërsisë. Sot ai jep mësim pranë Institutit për Letërsi Maqedone pranë Unversitetit të Shkupit. Aleksandar Prokopiev ka botuar një numër librash, ai është përkthyer deri më sot në anglisht, frëngjisht, italisht, japonisht, rusisht, polonisht, hungarisht, çekisht dhe në gjuhë të tjera. Ai vetë përkthen nga serbishtja, bullgarishtja, bosnjishtja, kroatishta dhe sllovenishtja në maqedonishte. Ndër të tjerë ka përkthyer vepra nga Danilo Kiš, Tatjana Rosić, Vladislav Bajac, David Albahari (Serbi), Bojan Biolcev, Alek Popov (Bullgari) dhe Miljenko Jergović (Bosnje-Hercegovinë).

partner projektesh

traduki partners 2014 d