përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Gelevski, Nikola

.

gelevski_nikolaNikola Gelevski u lind më 1964 në Shkup. Studioi letërsi të krahasuar, prej vitit 1989 drejton shtëpinë botuese Templum. Prej vitit 1994 është kryeredaktor i revistës kulturore Margina dhe prej 2009-s kryeredaktor i portalit të krijuar prej tij me emrin Okno. Për disa vite ishte opinionist në Forum dhe Utrinski vesnik, prej vitit 2009 shkruan opinione per revistën Globus. Më 2007 mori çmimin e opnionistit më të shquar Borjan Tanevski. Krahas punës së tij si drejtues shtëpie botuese, si redaktor dhe autor, ai ka themeluar shoqatën Kontrapunkt dhe është bashkëthemelues i tri shoqatave të tjera (Točka, Ploštad Sloboda, GEM). Nikola Gelevski ka përkthyer vepra nga Vladimir Arsenijević, Nemanja Mitrović dhe Ognjen Spahić në maqedonisht. Jeton dhe punon në Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d