përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Handy - Dreizehn Geschichten in alter Manier

schulze_handy

Mbrëmja e Vitit e Mijëvjeçarit të Ri 1999 në Berlin. Frank Reichert, një sipërmarrës i suksesshëm nga Lindja e Gjermanisë, që është vendosur në Perëndim, takon në prag të Vitit dhe Mijëvjeçarit të Ri Julian, dashurinë e madhe që e pat humbur. Qysh prej ndarjes së tyre në vjeshtë të vitit 1989 ai endet përmes jetës si një i huaj, përjeton thuajse pa emocione marrëdhënie të reja dhe suksesin e biznesit të tij në lulëzim. Nuk ka më asgjë që mund ta prekë thellë, mbi gjithçka rri pezull hija e Julias dhe mundësia e një jete të re. Kështu fundi i asaj nate kthehet në një fillim të ri, të cilin askush nuk e priste. Thuajse të gjitha personazhet në tregimet e reja të Ingo Schulzes kalamenden midis ndarjes dhe fillimit të ri. Shpesh mjafton një vështrim i vetëm ngacmues, për ta përmbysur konstruktin, në dukje harmonik, të një dashurie të re, të një miqësie fqinjsh apo të një pushimi vjetor të patrazuar. Qoftë në një floktore në Mahattan, apo në një daçë të rrethinave të Berlinit - gjithmonë të mbështjell përqark atmosfera e një kërcënimi të kudohapërdarë, edhe në strehat e ngritura vetë. Në këtë laryshi të lumturive, protagonistët e Schulzes mundohen t'i bëjnë ballë një botë në përshpejtim të vazhdueshëm, e cila arrin të futet me kurthet e saj deri brenda katër mureve vetjake. Me një ndjesi të pagabueshme për tragjiko-komiken, Ingo Schulze përvijon thelbin e dashurisë, luftën për dinjitet gjatë ndarjes dhe dhuratën e epifanive të lumtura mu në mes të jetës së përditshme.

Handy ka dalë në përkthim serbisht (provë leximi) të Jelena Petrović me titullin "Mobilni" pranë botimeve VBZ.

Handy ka dalë në përkthimin maqedonisht të Elizabeta Lindnerit nën titullin "Мобилен” pranë botimeve Blesok, Shkup.

partner projektesh

traduki partners 2014 d