përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Leka, Arian

.

leka_arian
Arian Leka, i lindur më 1966, studioi muzikë në qytetin e tij amtar Durrës (Shqipëri) dhe gjuhë e letërsi shqipe në Tiranë. Shkruan poezi, tregime, romane dhe letërsi për fëmijë, ka përkthyer ndër të tjerë në shqip fituesit e çmimeve Nobel, italianët Eugenio Montale dhe Salvatore Quasimodo. Disa nga librat e tij, që shkojnë deri tani në 14, si dhe pjesë të veprave të tij, janë botuar në përkthime anglisht, gjermanisht, frëngjisht, rumanisht, bullgarisht dhe kroatisht. Më 2004 themeloi festivalin ndërkombëtar të poezisë dhe letërsisë POETEKA e qysh nga ajo kohë është kryeredaktor i revistës me të njëjtin emër. Arian Leka ka marrë një numër bursash dhe çmimesh brenda e jashtë vendit, ndër të tjera çmimin e minstrisë së Kulturës të Shqipërisë, i cili bën pjesë në çmimet më të larta letrare në Shqipëri.

partner projektesh

traduki partners 2014 d