përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Bärfuss, Lukas

.

baerfuss_lukasLukas Bärfuss, i lindur më 1971 në Thun (Zvicër), mbahet si njëri prej dramaturgëve më të suksesshëm bashkëkohorë. Pjesët e tij teatrore janë vënë në shumë vende të botës dhe në skenat e mëdha të Gjermanisë e të Zvicrës. Për veprën e tij ai ka marrë një numër çmimesh, ndër të tjera edhe „Dramaturgu i vitit“ nga revista Theater heute (Teatri sot) dhe çmimin e dramës të qytetit Mühlheim, për pjesën e tij Der Bus (Autobusi). Vepra e tij e parë në prozë, novela Die toten Männer (Burrat e vdekur), u botua më 2002. Romani i tij i parë doli në vitin 2008 nën titullin Hundert Tage (Njëqind ditë). Lukas Bärfuss jeton me familjen e tij në Zyrih.

Uebsajt

partner projektesh

traduki partners 2014 d