përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Cvetkoski, Vladimir

.

cvetkovski_vladimir
Vladimir Cvetkoski, i lindur më 1981 në Shkup, studioi filologji angleze dhe shkenca kulturore britanike (B.A.), duke arritur më 2009 titullin e masterit në filologji në Universitetin e Shkupit. Nga 2003-2006 punoi si përkthyes pranë firmës Image PR Productions. Prej vitit 2007 është kryeredaktor në shtëpinë botuese Makevej në Shkup, veç kësaj jep mësim prej vitit 2010 si asistent pranë International Balkan University. Vladimir Cvetkoski është esejist i nderuar me disa çmime dhe bashkëthemelues i revistës letrare Knizevno Zitie. Flet gjuhët angleze, bullgare, spanjolle dhe serbe, ka përkthyer ndër të tjera në maqedonisht vepra nga Charles Bukowski, Kazuo Ishiguro, T.S. Eliot, Jacques Derrida, John Hutchins, Leopoldo García-Alas y Ureña, Stoyan Christowe, Dimitri Obolensky, Rudyard Kipling, Ezra Pound dhe Angel Wagenstein.

partner projektesh

traduki partners 2014 d