përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Copati za hojo po Kitajski

Zupan, Uroš.

zupan_copatiPoezitë e mbledhura në këtë vëllim ndjekin modele të ndryshme: herë përshkruajnë gjendje të ndryshme, atmosfera dhe sugjestionime, herë bëjnë fjalë për ngjarje të jetës së përditshme, të cilat zbulojnë, të filtruara përmes ëndrrash, në një mënyrë surrealiste, mekanizmat e botës sonë, herë duket sikur ndjekin maksimën e William-it „nuk ka ide përveçse në sendet“. Megjithë heterogjenitetin, poeti ia del të përshkruajë në mënyrë risuese dhe bindëse përjetimet themelore të njeriut.

Copati za hojo po Kitajski [Pantofla për të shëtitur Kinën] nga Uroš Zupan ka dalë si vëllim poetik dygjuhësh nën titullin Papuče za pješačenje Kinom pranë shtëpisë botuese Lara, Zagreb. Përkthyer prej sllovenishtes në kroatisht nga Ksenija Premur (fragment leximi).

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d