përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Bernhard, Thomas

.

bernhard_thomas
© Andrej Reiser
Thomas Bernhard, i lindur më 1931 në Heerlen (Hollandë) e i rritur në Bavarinë jugore dhe në krahininë e Salzburgut, bën pjesë në shkrimtarët më të rëndësishëm të Austrisë. Fëminia u diktua në masë të madhe nga gjyshi i vet, shkrimtari Johannes Freumbichler. Kur ishte 16 vjeç u sëmur nga tuberkulozi çka bëri që qysh herët të merret me temën e vdekjes. Në vitet 1955-1957 studioi dramatrugji dhe art skenik në Salzburg. Thomas Bernhard botoi më së pari një numër vëllimesh me poezi. Suksesin letrar e arriti në vitin 1963 me romanin Frost (Ngricë). Vijuan pas kësaj romane të tjera dhe tregime e prej vitit 1970 nisi të bëjë emër edhe si dramaturg. Ka marrë çmime të shumta, ndër të tjera çmimin Georg-Büchner (1970), Premio Mondello (1983) dhe Prix Medicis (1988). Thomas Bernhard vdiq më 1989 në Gmunden të Austrisë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d