përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

TRADUKI në Akademinë gjermane për Letërsinë për Fëmijë dhe Të rinj

.

logo_akademie
Projekti i parë i TRADUKI-t ishte takimi i botuesve, shkrimtarëve, përkthyesve nga Europa Juglindore në fushën e letërsisë për fëmijë dhe të rinj, që u zhvillua nga 28 në 31 maj në Volkach të Bavarisë.

U zgjodh ky qytet i vogël, meqë aty ndodhet prej vitit 1976 Akademia gjermane për Letërsinë për Fëmijë dhe Të rinj.

Ngaqë kjo letërsi përfaqëson një nga tri shtyllat e projektit TRADUKI, kishte ardhur më në fund koha që të krijoheshin kontatket me shumë nga vendet e rajonit dhe të thellohej shkëmbimi në këtë fushë.

Mysafirët e TRADUKI-t u përshëndetën nga Fondacioni S. Fischer dhe Akademia gjermane për Letërsinë për Fëmijë dhe Të rinj e pastaj morën pjesën në hapjen ceremoniale.

Ky takim kishte në program një numër leximesh nga autorë gjermanë (Paul Maar, Isabel Abedi, Jutta Richter etj.), referate dhe workshope lidhur me temën letërsia për fëmijë dhe të rinj.

TRADUKI krijoi një platformë për shkëmbimin e ekspertëve nga rajoni dhe mundësoi kontaktet me institucionet në hapësirën gjermanishtfolëse.

Në një numër veprimtarish të veçanta u krijua mundësia që të diskutohej me përfaqësuesit e projektit TRADUKI lidhur me çështje konkrete të shkëmbimit në fushën e librit për fëmijë dhe të rinj, financimin e përkthimeve dhe të drejtave të autorit etj. në kuadrin e projektit TRADUKI.

partner projektesh

traduki partners 2014 d