përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Eintrittskarte / Ulaznica

përgat. nga Dedović, Dragoslav.

dedovic_eintrittskartePoetet dhe poetët e përfaqësuar në këtë përzgjedhje i përkasin një brezi që u lind midis viteve 1957 dhe 1980. Për të gjithë ata, jeta mori në vitet 1990 një kthesë dramatike: shpërbërja e Jugosllavisë, sanksionet ekonomike, bombardimet e NATO-s, rrëzimi i Milosheviçit – e më e vona me vrasjen e Zoran Xhinxhiçit – zhgënjimi i shpresës për një rimëkëmbje të shpejtë të normalitetit shoqëror. Megjithatë e mbase pikërisht për këtë arsye, ata flasin pikësëpari si individë. E dinë se nga vijnë, e dinë gjithashtu që i përkasin Europës dhe që, për shkak të revolucionit digital, janë bërë pjesë e fshatit global.

Tabloja poetike dygjuhëshe Eintrittskarte [Biletë hyrjeje] / Ulaznica, përgatitur nga Dragoslav Dedović, ka dalë në bashkëpunim me revistën letrare serbe Ulaznica nga  botimet Drava, Klagenfurt/Celovec ( fragment leximi ).

Autorë dhe autore: Alen Bešić, Marjan Čakarević, Enes Halilović, Oto Horvat, Dejan Ilić, Saša Jelenković, Ljiljana Jovanović, Nenad Jovanović, Vojislav Karanović, Zvonko Karanović, Marija Knežević, Milena Marković, Petar Matović, Petar Miloradović, Nenad Milošević, Željko Mitić, Dragana Mladenović, Živorad Nedeljković, Dejana Nikolić, Saša Radojčić, Ana Ristović, Maja Solar, Rade Tanasijević, Jasmina Topić, Siniša Tucić, Srđan Valjarević, Danica Vukićević, Nina Živančević, Miloš Živanović

Përkthyer në gjermanisht nga: Alida Bremer, Jelena Dabić, Dragoslav Dedović, Elke Erb, Fabjan Hafner, Matthias Jacob, Elvira Veselinović, Dagmar Vohburger

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d