përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Végel, László

.

vegel_laszlo
© literatur.rs
László Végel, i lindur më 1941 në Srbobran/Sentomaš, ka studiuar gjuhë e letërsi hungareze në Novi Sad dhe filozofi në Beograd. Së bashku me Danilo Kiš, Aleksandar Tišma ose Ottó Tolnai ai është një nga shkrimtarët e shquar të Vojvodinës. Romanin e vet të parë Végeli e botoi më 1967: Romani Egy makró emlékiratai ishte, sipas Péter Esterházy-t, „një gur kilometrik për letërsinë moderne hungareze“. Qysh nga ajo kohë kanë dalë një numër romanesh dhe vëllimesh eseistike të nderuara me çmime, gjithashtu pjesë për teatrin. Romanet dhe esetë e tij janë përkthyer në disa gjuhë të Europës. László Végel jeton në Novi Sad si pjesëtar i pakicës hungareze.

partner projektesh

traduki partners 2014 d