përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Timm, Uwe

.

timm_uwe
© Mio Vesovic
Uwe Timm lindi më 30 mars 1940 në Hamburg. Pas arsimit themelor ndoqi një kualifikm si gëzoftar, duke ndjekur njëkohësisht kolegjin e Braunschweigut. Më 1963 mori maturën. Vazhdoi studimet për gjermanistikë dhe filozofi në Mynih dhe Paris. Në vitet 1967/68 pati veprimtari politike në Lidhjen e studentëve socialistë gjermanë (SDS). Më 1971 u doktorua për temën „Problemi i absurdit te Camus-ja". Nga 1970-1972 studioi sociologji dhe ekonomi politike në Mynih. Prej vitit 1971 jeton si shkrimtar i lirë. Më 1971/72 themeloi „Wortgruppe" Mynih dhe ishte bashkëbotues i revistës letrare „Literarische Hefte". Në vitet 1972-1982 botoi edicionin e autorëve. Më 1981 ishte Writer in residence pranë universitetit Warwick në Britaninë e Madhe. Nga 1981-1983 qëndroi në Romë. Më 1991/92 ishte docent i ftuar si shkrimtar në Paderborn. Prej vjeshtës 1994 është anëtar i rregullt i Akademisë gjermane për Gjuhën dhe Krijimtarinë, Darmstadt, i qendrës PEN për RFGJ dhe i Akademisë së Arteve.

Jeton sot si shkrimtar i lirë në Mynih dhe Berlin.

partner projektesh

traduki partners 2014 d