përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Döbert, Brigitte

.

doebert_brigitte
Brigitte Döbert, e lindur më 1959, përkthen në gjermanisht prej vitit 1995 letërsi si profesion kryesor dhe libra profili, ka përkthyer ndër të tjera romane nga Miljenko Jergović si dhe tekste nga Dževad Karahasan, Bora Ćosić e shumë të tjerë. Karrierën e saj si përkthyese (pa përfytyruar ende pasojat e këqija) e ka filluar kur pat marrë dy bursa në fund të viteve 1980 në Zagreb dhe Beograd (partneritet qytetesh Mainz-Zagreb/DAAD) me shkrime për botimin jashtë shtetit të Filozofska Istraživanja. Brigitte Döbert ka studiuar afrikanistikë, njohuri për librin dhe gjermanistikë (diplomat: magister, doktoratë), pas kësaj ka punuar për një kohë të shkurtër si redaktore në shtëpi botuese. Është anëtare themeluese e shoqatës së përkthyesve të Europës Juglindore, që mbështet përkthimet nga kjo letërsi.

partner projektesh

traduki partners 2014 d