përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Safranski, Rüdiger

.

safranski_ruediger
© juergen-bauer.com
Rüdiger Safranski, i lindur më 1945 në Rottweil, ka studiuar gjermanistikë, filozofi, histori dhe histori arti. Më 1976 kreu disertacionin në fushën e gjermanistikës dhe filozofisë. Prej 1972 deri më 1977 punoi si asistent shkencor në degën e gjermanistikës pranë Universitetit të Lirë të Berlinit, ndërsa prej 1977 më 1984 punoi si docent në fushën e arsimimit për të rritur. Deri më 1981 ishte bashkëbotues dhe redaktor i revistës kulturore-politike Berliner Hefte, ku ka botuar shkrime mbi letërsinë, politikën dhe filozofinë. Rüdiger Safranski jeton prej vitit 1985 si autor në profesion të lirë në Berlin. Së bashku me Peter Sloterdijkun është moderator i „Kuartetit filozofik“ pranë stacionit ZDF. Çmime: çmimi i Panairit të Librit në Leipzig (2005), çmimi Hölderin (2006).

 


 


partner projektesh

traduki partners 2014 d