përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Safranski, Rüdiger

.

safranski_ruedigerRüdiger Safranski, i lindur në vitin 1945 në Rottweil, ka studiuar gjermanistikë, filozofi, histori dhe histori arti. Më 1976 kreu disertacionin në fushën e gjermanistikës dhe filozofisë. Prej 1972 deri më 1977 punoi si asistent shkencor në degën e gjermanistikës pranë Universitetit të Lirë të Berlinit, ndërsa prej 1977 deri më 1984 punoi si docent në fushën e arsimimit për të rritur. Deri më 1981 ishte bashkëbotues dhe redaktor i revistës kulturore-politike Berliner Hefte, ku ka botuar shkrime mbi letërsinë, politikën dhe filozofinë. Rüdiger Safranski jeton prej vitit 1985 si autor i lirë në Berlin. Së bashku me Peter Sloterdijkun ishte moderator i „Kuartetit filozofik“ pranë stacionit ZDF.

partner projektesh

traduki partners 2014 d