përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Richter, Angela

.

richter_angela
Angela Richter, e lindur më 1952 në Dresden, studioi pas një kualifikimi profesional më së pari serbokroatisht dhe rusisht në kuadrin e një studimi për përkthyes dhe interpretë pranë Universitetit Humboldt në Berlin. Prej vitit 1975 deri më 1978 ndoqi një studim kërkimor në fushë të letërsisë në Beograd dhe Berlin. E mbrojti doktoratën në vitin 1980, profesurën më 1991 me një temë mbi prozën serbe pas vitit 1945. Deri në emërimin e saj në Universitetin Martin-Luther në Halle-Wittenberg si profesoreshë për sllavistikë jugore, punoi pranë Universitetit Humboldt. Filloi të merrej me përkthime letrare më 1979 në kuadrin e antologjisë Erkundungen. 28 jugoslawische Erzähler [Zhbirime. 28 tregimtarë jugosllavë – përgatitëse: B. Antkowiak]. Më 2011 botoi antologjinë e prozës së shkurtër serbe me titullin Der Engel und der rote Hund [Engjëlli dhe qeni i kuq]

partner projektesh

traduki partners 2014 d