përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Bajac, Vladislav

.

bajac_vladislav
© literatur.rs
Vladislav Bajac, i lindur më 1954, studioi për letërsi jugosllave dhe botërore në qytetin e vet amtar Beograd. Themeloi më pas shtëpinë botuese Geopoetika dhe sot është nënkryetar i qendrës P.E.N. për Serbinë. Vladislav Bajac shkruan tregime, romane, ese. Veprat e tij janë përkthyer në një numër gjuhësh. Për romanin Hamam Balkanija ka marrë më 2008 çmimin ndërkombëtar letrar „Balkanika“. Në konkursin ndërkombëtar „Ito En“ në Tokio fitoi më 1991 dhe 1993 dy çmime për poezi Haiku.

partner projektesh

traduki partners 2014 d