Goran Petrovic, i lindur më 1961 në Kraljevo (Serbi), ka studiuar letërsi jugosllave dhe serbe në Beograd, sot punon si redaktor në një shtëpi botuese. Është ndër shkrimtarët më të veçantë dhe më të lexuar në Serbi. Romanet dhe tregimet e tij janë nderuar me pothuajse gjithë çmimet e rëndësishme kombëtare për letërsinë, për veprën
Sitnicarnica „Kod srecne ruke“ ka marrë në vitin 2000 çmimin NIN. Romani është bërë në Serbi bestseller dhe është përkthyer në një numër gjuhësh. Goran Petrovic jeton në Beograd.