përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

SRETEN

.

ugricic_sreten
© privat
Shkrimtar, filozof, artist konceptual, bibliotekar, astronom. Shpikës. Përdor çdolloj mjeti. Për shembull telepatinë. Për shembull gudulisjen. Shqetëson. Nuk thotë Po. Subversioni i tij, thonë, është mjekësi. Megjithatë thonë edhe se çdo mjekësi është edhe një helm i vogël.

Shkruan për gratë, për Zotin, për të mirën më të madhe, për rritjen. Shkruan mbi gjuhën, mbi bindjet dhe dyshimet, mbi qiellin, mbi faljen. Shkruan për të pamundurën që gjëllon aty, për atë çka është më e rëndësishmja dhe themelorja për ne. Shkruan mbi fiksionin dhe jo-fiksionin, për ndërthurje, ndërveprimet dhe kundërshtitë e tyre. Shkruan për heronj të njohur dhe të panjpohur. Shkruan mbi artin që s’i hapet askujt. Shkruan për Serbinë dhe për Jugosllavinë, për Ballkanin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e Bashkuara të Europës. Shkruan për dashurinë dhe ironinë. Shkruan për atë që i duhet të shkruajë. Shkruan ndaj gjithçkaje ose për asgjë.

Dhe kur tërhiqet të shkruajë, askush nuk mund të rrijë indiferent. Thotë se të lexuarit është si të rënit në dashuri: tradhti ndaj gjithçkaje ç’ke besuar deri më aty. Po kështu të shkruarit. Po kështu të menduarit. Në qoftë se të menduarit, të shkruarit, të lexuarit dhe të rënit në dashuri nuk do të kishin qenë kështu, ato nuk do të ekzistonin.

Jeton jashtë vendit të tij. Jeta është jashtë vendit. Arti është atdheu

partner projektesh

traduki partners 2014 d