përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Lazic, Radmila

.

lazic_radmila
© privat
Radmila Lazic, e lindur më 1949 në Kruševac, punoi për 30 vjet me radhë në fushën e mjekësisë duke shkruar njëkohësisht poezi. Prej vitit 1974 botoi 13 vëllime me poezi dhe një me ese, veç kësaj është përgatitëse e dy antologjive. Më 1993 botoi në Gjermani me bashkautoret Biljana Jovanovic, Maruša Krese dhe Rada Ivekovic librin Briefe von Frauen über Krieg und Nationalismus [Gratë mbi luftën dhe nacionalizmin], i cili më vonë doli edhe në Serbi. Poezitë e saj përfaqësohen në shumë antologji, ato janë përkthyer në anglisht (nga poeti amerikan Charles Simic), në gjermanisht, maqedonisht dhe norvegjisht. Për poezitë e saj ka marrë një numër çmimesh. Së bashku me Liljana Ðurdic, Dubravka Ðuric dhe Svetlana Slapšak themeloi revistën e parë për letërsi dhe kulturë nga gratë në Serbi ProFemina. Radmila Lazic jeton prej vitit 1960 në Beograd.

www.radmilalazic.com

partner projektesh

traduki partners 2014 d