përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Wittmann, Klaus

.

wittmann_klausKlaus Wittmann, i indur më 1937 në Krefeld, studioi jurisprudencë në Saarbrücken, Heidelberg dhe Bonn. Prej vitit 1963 deri më 1999 ishte i punësuar pranë Inter Nationes. Së bashku me të shoqen Mirjana Wittmann ka përkthyer romane, pjesë teatrore, radiodrama, ese dhe tregime të shumta nga serbishtja, kroatishtja dhe bosnjishtja, ndër të tjera vepra nga: Bora Ćosić, Borislav Pekić, David Albahari, Biljana Srbljanović, Dubravka Ugrešić, Miloš Crnjanski, Radmila Lazić, Dragan Aleksić, Jara Ribnikar, Milena Marković, Tena Štivičić, Maja Pelević, Filip Šovagović, Nedjo Osman, Kaća Čelan dhe Slobodan Šnajder. Në vitin 2006, me Mutterland (titulli i origjinalit: Mamac), së bashku me të shoqen dhe autorin David Albahari, ai mori çmimin “Brücke-Berlin” për përkthimin e shquar të njërës prej veprave më të rëndësishme bashkëkohore të letërsisë së Evropës Qendrore dhe Lindore. Në vitin 2011, sërish së bashku me të shoqen, ai u nderua me çmimin “Paul Celan” të Fondit Gjerman për Letërsinë për veprën e plotë si përkthyes e në mënyrë të veçantë për përkthimin e romanit të David Albahari-t Die Ohrfeige (titulli i origjinalit: Pijavice). Klaus Wittmann jeton dhe punon në Bonn.

partner projektesh

traduki partners 2014 d