përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Nikolic, Jovan

.

nikolic_jovanJovan Nikolić u lind në vitin 1955 në Beograd. Qysh fëmijë ka shëtitur Jugosllavinë me prindërit muzikantë, babai rom dhe nëna serbe. Libri i parë i tij u botua në vitin 1982. Asokohe jetonte në Beograd dhe shkruante drama dhe punonte si aktor, muzikant dhe këngautor. Në vitin 1999, Nikolić-i mërgon fillimisht për në Berlin, më pas në Köln. Sot ai është një ndër autorët më të njohur romë. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë botuar në disa antologji ndërkombëtare. Është laureuar me shumë çmime dhe bursa dhe është anëtar i degës serbe të P.E.N.-it në Beograd. Prej vitit 2002 është edhe nënkryetar i "International Romani Writers Association" (IRWA, Helsinki) si edhe bashkëpunëtor i shoqatës "Roma e.V." në Köln.

partner projektesh

traduki partners 2014 d