© markosimsa.at
Marko Simsa, i lindur më 1965 në Vjenë, prej mëse njëzet vjetësh sjell për skenën koncerte klasike dhe pjesë teatrore për fëmijë. Produksionet e tij ai i ka shfaqur në salla koncertesh me emër dhe në festivale të Austrisë, Gjermanisë, Zvicrës, Luksemburgut dhe Italisë. Librat e tij janë përkthyer në dymbëdhjetë gjuhë. Për botimet dhe produksionet e tij ka marrë disa çmime, mes tyre çmimin e Kritikës Gjermane për disqet dhe çmimin e Mjedisit për letërsinë për fëmijë dhe të rinj.
Webseite