përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Der sinnhafte Aufbau der sozialen Welt

Schütz, Alfred.

schuetz_sinnhafte_aufbau Kjo monografi [Ndërtimi i arsyeshëm i botës sociale] e botuar më 1932 përkon me një kohë kur ka debat intensiv mbi statusin teorik dhe qasjet metodike të sociologjisë si një disiplinë e mëvetshme shkencore. Në këtë përplasje mbi çështjen e bazave, Schütz përpiqet të marrë një pozicion ndërmjetësues midis tezave të Max Weberit dhe atyre të Ludwig von Misesit. Duke iu bashkangjitur filozofisë së kohës të Henri Bergsonit dhe fenomenologjisë së Edmund Husserlit, autori analizon proceset mes të cilave bota sociale ngrihet si diçka e kuptueshme me arsye.

Der sinnhafte Aufbau der sozialen Welt [Ndërtimi i arsyeshëm i botës sociale] nga Alfred Schütz ka dalë e përkthyer bullgarisht (fragment leximi) nga Kolyo Koev nën titullin Смисловото изграждане на социалния свят pranë botimeve Critique & Humanism – KX, Sofie.

partner projektesh

traduki partners 2014 d