përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Franck, Julia

.

franck_julia
© juergen-bauer.com

Julia Franck, e lindur më 1970 në Berlinin Lindor, u zhvendos në vitin 1978 së bashku me familjen e saj në Gjermaninë Perëndimore dhe jetoi deri më 1983 në landin Schleswig-Holstein. Në moshën 13-vjeçare shkoi të banojë në Berlin në miq të familjes. Studioi jurisprudencë, më vonë amerikanistikë të vjetër, letërsi të re gjermane dhe filozofi. Gjatë periudhës së studimeve qëndroi për disa muaj në ShBA, Meksikë dhe Guatemalë. Më 1995 Julia Franck fitoi konkursin e parë letrar: Open Mike në Berlin. Më 1997 botoi romanin e saj të parë Der neue Koch (Kuzhinieri i ri). Vijuan disa romane të tjera dhe vëllimi me tregime Bauchlandung (Ulje mbi bark). Më 2005 jetoi për një vit në Romë në vilën Massimo. Julia Franck ka marrë disa çmime. Për romanin Die Mittagsfrau u nderua më 2007 me Çmimin gjerman të Librit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d