përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Perutz, Leo

.

perutz_leo
© Paul Zsolnay Verlag
Leo Perutz, i lindur më 1882 në Pragë, u zhvendos më 1899 me familjen e tij në Vjenë, ku u kualifikua si punonjës matematikor sigurimesh dhe ndoqi si student-mysafir leksione pranë universitetit të këtushëm dhe shkollës së lartë teknike. Tregimet e para i botoi më 1907 e 1908 në Vjenë dhe Teplitz. Më 1915 u mobilizua drejt frontit të Lindjes, ku u plagos gati për vdekje. Periudhën më të begatë letrare e pati midis viteve 1918 e 1928, gjatë së cilës botoi gjashtë romane të suksesshme. Krahas tyre shkroi edhe tregime, novela dhe skenarë. Ndër veprat e tij më të famshme bën pjesë romani Der Meister des Jüngsten Tages (Mjeshtri i Gjyqit të Mbramë), i cili pas botimit në vitin 1923, u përkthye në shumë gjuhë. Më 1938 Leo Perutz emigroi në Tel Aviv. Vdiq më 1957 në Bad Ischl.

partner projektesh

traduki partners 2014 d