përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Fischer-Lichte, Erika

.

fischer_lichte_erika
© Barbara Antal
Erika Fischer-Lichte, e lindur më 1943, ka studiuar për shkencë teatri, sllavistikë, gjermanistikë, filozofi, psikologji dhe pedagogji në Berlin dhe Hamburg. Ka qenë profesoreshë pranë Institutit të Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit të Frankfurtit Johann Wolfgang Goethe, përgjegjëse e katedrës për Letërsi të Përgjithshme dhe të Krahasuar pranë Universitetit të Bayreuthit dhe drejtoreshë e Institutit për Shkencë Teatri pranë Universitetit Johannes Gutenberg të Mainzit. Prej vitit 1996 është profesoreshë dhe drejtoreshë ekzekutive e Institutit për Shkencë Teatri të Universitetit të Lirë (FU) të Berlinit. Erika Fischer-Lichte ka botuar një numër librash për shkencën e teatrit. Për punën e saj është vlerësuar më 2010 me Çmimin Shkencor të Berlinit.

partner projektesh

traduki partners 2014 d