përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Parashkevov, Boris

.

parashkekov_boris
Boris Parashkevov, i lindur më 1938 në Sofie, është profesor për gramatikën historike dhe historinë e gjuhës gjermane. Ka studiuar gjermanistikë e prej 1964 deri më 1967 ka qenë doktorant pranë Universitetit të Lajpcigut. Pas përfundimit të studimeve u bë docent pranë Universitetit St. Kliment Ochridski të Sofies, ku ka dhënë mësim deri më 2005. Veç kësaj ka qenë lektor i bullgarishtes pranë Universitetit të Helsinkit (1974-1978) dhe profesor i ftuar pranë University of Delaware (1989). Në fillim të viteve ’80 ka marrë një bursë të fondacionit Alexander von Humboldt, i cili më 1994 e nderoi me çmimin AvH. Boris Parashkevov ka përkthyer autorë me emër, ndër të tjera vepra nga Johann Wolfgang Goethe, Martin Luther, Hans Jakob Christoph von Grimmelshausen dhe Rudolf Steiner. Më 2005 botoi një përkthim të lirë të Këngës së Nibelungeve nga origjinali gjermanisht i periudhës së mesme të lartë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d