përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Beck, Hans-Georg

.

beck_hans_georg

Hans Georg Beck lindi më 1910 në Schneizlreuth. Pas maturës u bë murg në manastirin benediktin të Scheyernit. Nga 1930-1937 studioi filozofi, teologji katolike dhe bizantinologji në Mynih dhe në Romë, duke marrë titullin e doktorit. Më 1944 e braktisi urdhrin dhe punoi prej vitit 1950 si docent privat i bizantologjisë. Më 1960 mori drejtimin e katedrës së bizantologjisë dhe filologjisë neogreke pranë Universitetit të Mynihut si pasues i Franz Dölgerit. Për veprën e tij ka marrë një numër çmimesh dhe vlerësimesh, ndër të tjera Kryqin e madh të Meritës të Republikës Federale Gjermane (1982) dhe Urdhrin Maximilian të Bavarisë për Shkencat dhe Artet (1988). Ka qenë anëtar i Akademisë bavareze të Shkencave dhe anëtar korrespondent i një numri akademish të huaja.

partner projektesh

traduki partners 2014 d