Shtyp

Demandt, Alexander

.

demandt_alexander
© privat
Alexander Demandt, i lindur më 1937 në Marburg, studioi histori dhe filologji latine në Tübingen, Mynih dhe Marburg. Më 1963 mbrojti doktoratën me temën „Zeitkritik und Geschichtsbild bei Ammianus Marcellinus“ (Kritika e kohës dhe imazhi i historisë te Ammianus Marcellinus). Më 1964 mori një bursë udhëtimi nga Instituti Gjerman i Arkeologjisë. Pas një veprimtarie mësimdhënëse në Frankfurt mbi Main, Kiel dhe Konstanz mbrojti punimin e profesurës me temën „Magister Militum“. Nga 1974 deri më 2005 dha mësim si profesor i historisë së vjetër pranë Institutit Friedrich Meinecke të Universitetit të Lirë të Berlinit. Alexander Demandt ka botuar monografi të shumta, më 2003 mori çmimin Ausonius.