përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Ja sam anđeo očajanja

Müller, Heiner.

mueller_jaNjë përzgjedhje prej rreth pesëdhjetë poezish, që janë krijuar midis viteve 1949 dhe 1995. Shoqërizimet e poetit luhaten midis emrash dhe idesh të mëdha: Shekspiri, Sofokliu, Pushkini, Virgjili, Homeri, Mommseni, Benjamini, Marksi, Napoleoni, Lenini, Rilkeja dhe Brehti ‒ për të përmendur këtu vetëm pak syresh ‒ ata janë të pranishëm në poezitë e tij si bashkëkohës tanët, pasi ai i thërret si dëshmitarë në procesin krijues. Mülleri i periudhës së hershme e koncptonte të shkruarit si një njohje të pamëshirshme të realitetit historik, në fund të rrugës së tij ai u kthye në një larje po aq të pamëshirshme llogarish me iluzionet e veta.

Përzgjedhja poetike Ja sam anđeo očajanja [Jam një engjëll i dëshpërimit] nga Heiner Müller, ka dalë pranë botimeve Altera, Beograd. Zgjedhur, renditur dhe përkthyer në serbisht nga Dragoslav Dedović (Leseprobe – fragment leximi)

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d