përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Dedović, Dragoslav

.

dedovic_dragoslav
© Dagmar Vohburger
Dragoslav Dedović, i lindur më 1963 në Zemun (Serbi) dhe i rritur në Bosnje-Hercegovinë, studioi gazetari në Sarajevë dhe sociologji kulturore në Beograd. Prej 1990-1992 ishte kryeredaktor në një shtëpi botuese në Tuzla. Si gazetar dhe shkrimtar u angazhua kundër nacionalizmit etnik dhe dhunës ushtarake. Prej vitit 1992 jeton në Gjermani, ku ka kryer si bursant i fondacionit Heinich-Böll studimin ndërdisiplinor për master „Studime europiane“ në Aachen, ndërsa nga 1999-2006 ka qenë redaktor pranë radios Deutsche Welle. Pas kësaj ka drejtuar zyrën e fondacionit Heinich-Böll në Beograd. Sërish në Gjermani pas vitit 2009, punon në Bonn si referent për Ballkanin perëndimor në forumin Shërbimi civil i paqes. Për veprimtarinë e tij si shkrimtar është nderuar disa herë. Dragoslav Dedović përkthen tekste letrare nga gjermanishtja e në gjermanisht së bashku me Dagmar Vohburger.

partner projektesh

traduki partners 2014 d