përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Čačinovič, Nadežda

.

cacinovic_nadezdaNadežda Čačinovič, e lindur më 1947 në Budapest, është profesoreshë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, katedra e Estetikës. Ka ndjekur shkollën në Bernë, Zyrih, Beograd, Murska Sobota dhe Lubjanë, ka studiuar në Lubjanë, Bonn dhe Frankfurt. Si përkthyese ka sjellë në kroatisht sidomos vepra filozofike, ndër të tjera nga Adorno/Horkheimer (Dialektik der Aufklärung – Dialektika e iluminizmit), Th.W.Adorno (Negative Dialektik – Dialektika negative, me Z.Puhovski), G.W.F Hegel (Das System der Sittlichkeit – Sistemi i etikës, me Z.Puhovski), John Stuart Mill (On the Subjection of Women – Mbi nënshtrimin e grave), Hannah Arendt (Über das Böse – Mbi të keqen), Peter Sloterdijk (Zorn und Zeit – Zemërimi dhe koha) dhe Herfried Münkler (Imperien. Die Logik der Weltherrschaft - vom alten Rom bis zu den Vereinigten Staaten - Perandoritë. Logjika e sundimit të botës – prej Romës së lashtë deri te Shtetet e Bashkuara).

partner projektesh

traduki partners 2014 d