përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Bachmann, Ingeborg

.

bachmann_ingeborg
© IMAGNO/Austrian Archives

Ingeborg Bachmann, e lindur më 1926 në Klagenfurt, mbahet si një nga poetet dhe prozatoret më të rëndësishme të gjuhës gjermane në shekullin 20. Më 1946, në fillim të studimeve të saj për filozofi, botoi tregimin e saj të parë „Die Fähre“ (Trageti). Prej 1951-1953 ishte redaktore e grupit radiofonik Kuq-Bardhë-Kuq në Vjenë, pas kësaj jetoi si shkrimtare në profesion të lirë, për një periudhë në Itali. Me ftesë të Universitetit të Harvardit në Cambridge mori pjesë në seminarin ndërkombëtar të Harvard-Summer School of Arts and Sciences and of Education.

Nga 1957-1958 punoi si këshilltare teatri pranë TV bavarez në Mynih dhe më 1959 u bë anëtare e qendrës PEN për Gjermaninë. Ingeborg Bachmann ka marrë çmime të ndryshme, ndër to Çmimin e Kritikëve gjermanë, Çmimin Georg Büchner dhe Çmimin e madh austriak për Letërsinë.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d