përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Herzzeit. Briefwechsel

Bachmann, Ingeborg Celan, Paul.

bachmann_celan_briefwechselLetërkëmbimi midis Ingeborg Bachmannit dhe Paul Celanit, dy prej shkrimtarëve më të rëndësishëm të gjuhës gjermane, është dëshmia prekëse e dy njerëzve që dashurohen dhe lëndohen ndërsjelltazi, që kanë nevojë për njëri-tjetrin e që megjithatë nuk jetojnë dot së bashku. Gati njëzet vjet luftuan ata me letrat e tyre për dashurinë dhe miqësinë e tjetrit, sërish e sërish vjen heshtja, pastaj letërkëmbimi fillon edhe një herë – derisa më 1961 vjen thyerja përfundimtare.

Herzzeit. Briefwechsel [Kohë zemre. Letërkëmbim] nga Ingeborg Bachmann dhe Paul Celan ka dalë në rumanisht (sprovë leximi) përkthyer nga Iulia Dondorici nën titullin Timp al inimii. Corespondenţă te shtëpia botuese Editura ART, Bukuresht dhe në kroatisht (sprovë leximi) përkthyer nga Truda Stamać nën titullin Vrijeme srca. Dopisivanje te shtëpia botuese OceanMore, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d