përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Andoni, Ben

.

andoni_benBen Andoni, lindur më 1966 në Tiranë, ka studiuar gjeografi dhe punoi më së pari në Institutin Hidrometeorologjik. Prej vitit 1996 është gazetar profesionist. Ka shkruar për gazetën Koha Jonë, ishte redaktor kulture i gazetave Gazeta Shqiptare dhe Korrieri, kryeredaktor i revistës ABC dhe zv. kryeredaktor i revistës MAPO. Veç kësaj ka qenë korrespondent i agjencisë së lajmeve të Beogradit BETA dhe agjencive e gazetave të tjera të huaja. Ben Andoni përkthen nga serbishtja, kroatishtja, bosnjishtja dhe anglishtja. Ndër botimet e tij bëjnë pjesë ndër të tjera përkthimet shqip të veprave Derviš i smrt të Meša Selimović dhe Tajna doline piramida nga Emir Imamović Pirke. Ndër përkthimet e tij numërohen ndër të tjera vepra nga Meša Selimović, Emir Imamović Pirke, Srđan Valjarević, Vladimir Arsenijević, Czesław Miłosz, Vladimir Nabokov, Enes Karić, Milorad Pavić, Jelena Lengold, Vasko Popa, Daša Drndić dhe Srđan Srdić.

partner projektesh

traduki partners 2014 d