përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

autorë

Shtyp

Kiš, Danilo

.

kis_danilo
© Isolde Ohlbaum
Danilo Kiš lindi më 1935 në Subotica si bir hebrejsh hungarezë dhe nga nënë malazeze. Fëmininë e kaloi më së pari në Novi Sad, deri më 1942 kur iu desh të arratisej në Hungari për te të afërm të t’et. Meqë prindët e pagëzuan në vitin 1939, arriti t’i shpëtojë holokaustit, porse i ati u deportua më 1944 në Aushvic. Pas lufte ai studioi letërsi në Beograd dhe filloi të përkthejë nga hungarishtja, frëngjishtja dhe rusishtja. Në të njëjtën kohë botoi poezi, ese dhe tregime të shumta, më vonë edhe romane dhe vëllime me tregime. Më 1979 shkoi në Francë ku dha mësim serbokroatishten në qytete të ndryshme. Danilo Kiš vdiq më 1989 nga kanceri në mushkëri.

partner projektesh

traduki partners 2014 d