përkthime nga, për në e në Europë Juglindore

përkthyes

Shtyp

Stojadinović, Marija-Joanna

.

stojadinovic_marija
Marija-Joanna Stojadinović, lindur më 1951 në Sliven (Bullgari), studioi pranë Akademisë muzikore në Beograd dhe kreu pas kësaj një kualifikim si gazetare teatri. Prej vitit 1978 punon si gazetare, ka qenë korrspondente e radios shtetërore bullgare, të radios Darik dhe mediash të tjera bullgare, ka punuar për një numër revistash dhe ka marrë pjesë disa herë në festivalin e dramës "Sterijino pozorje" në Novi Sad. Prej serbishtes ka përkthyer ndër të tjera vepra nga Dušan Kovačević, Vladislav Bajac, Dragan Velikić, Svetislav Basara, Jovica Aćin, Branislav Nušić, Stevan Pešić dhe Momo Kapor, nga bullgarishtja nga Alek Popov, Georgi Gospodinov, Valeri Petrov, Anton Starsimirov, Ivan Vazov und Ekaterina Josifova etj. Është anëtare e Shoqatës së përkthyesve letrarë, e Shoqatës së përkthyesve të literaturës së specialitetit dhe asaj shkencore të Serbisë, si dhe e Shoqatës së gazetarëve bullgarë. Jeton dhe punon si artiste në profesion të lirë në Beograd.

partner projektesh

traduki partners 2014 d