përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Wieviel Globalisierung verträgt der Mensch?

Safranski, Rüdiger.

safranski_globalisierung

Po përjetojmë një ndryshim tepër të shpejtë të shprehive tona të të menduarit dhe jetuarit, e ndihemi të pafuqishëm përballë tij. „Vetë të menduarit po bie në grackën e globalizimit. Po endemi në mënyrë monotone në qerthullin e dy pyetjeve bazë: Si mund ta sundojmë globalen, pyesin njëra palë dhe si mund ta shpëtojmë, pyesin të tjerët." Filozofi Rüdiger Safranski me këtë libër ndihmon që të gjesh vetveten përballë një vërshimi mbresash dhe kanosjesh. Ai jep kurajë për të krijuar hapësira të lira për drejtpeshimin dhe aftësinë për veprim, pasi globalizimi mund të trajtësohet vetëm në qoftë se nuk shpërfillet detyra tjetër e madhe: të trajtësohet vetë individi.

Sa globalizim mund të përballojë njeriu? (provë leximi) del së shpejti në përkthim kroatisht nga Helen Sinković, nën titullin "Koliko globalizacije čovjek može podnijeti" pranë Naklade Ljevak, Zagreb.

partner projektesh

traduki partners 2014 d