përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Kolbe, Uwe

.

kolbe_uwe
© juergen-bauer.com
Uwe Kolbe, i lindur më 1957 në Berlin, jeton si shkrimtar në profesion të lirë në Berlin-Charlottenburg. Vëllimi i tij i parë me poezi u botua më 1980 pranë Aufbau Verlag. Më 1987 emigroi në RFGJ. Ka marrë bursa të shumta: më 1989 ishte Writer in Residence pranë Universitetit Texas në Austin, më 1992 bursant në Villa Massimo në Romë, më 2007 Writer in Residence pranë Oberlin College në Ohio dhe më 2010 Writer in Residence pranë Allegheny College Pennsylvania. 1997-2004 ka drejtuar studion Letërsia dhe Teatri pranë Universitetit Tübingen. Një përzgjedhje e botimeve: Hineingeboren (Lindur brenda), poezi, 1980, Bornholm II, poezi, 1985, Nicht wirklich platonisch (Vërtet që jo platonike), poezi, 1994, Renegatentermine (Takime renegatësh), ese, 1998, Die Farben des Wassers (Ngjyrat e ujit), poezi, 2001, Thrakische Spiele (Lojëra trakase), Roman, 2005, Heimliche Feste (Festime të fshehta), oezi, 2008, Storiella, përrallë, 2008.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d