përkthime nga, për në e në Europë Juglindore
Shtyp

Балади и разпади

Gospodinov, Georgi.

gospodinov_verbrechen Një vëllim me poezi të zgjedhura nga Georgi Gospodinov, njëri prej poetëve më interesantë të Bullgarisë. „Këto poezi i kanë rrënjët në vrojtimin e hollë të jetës së përditshme, po ashtu edhe në një kureshtje skeptike. Ato ia detyrojnë gjithçka meditimit të thellë të asaj që i vjen afër vështrimit dhe janë plotësisht me këmbë në tokë. Në të njëjtën kohë ato fillojnë rregullisht me gjithë respektin e duhur ndaj një instance të lartë [...] Ky planet poetik me gjyshe lirike, domate hyjnore dhe me një lëshim të plotë e të shpenguar ndaj ecurisë së natyrshme njerëzore të gjëra fton para së gjithash në një mendim sensual.“ (nga pasthënia e Uwe Kolbes).

Балади и разпади [Balada dhe siklete] nga Georgi Gospodinov ka dalë në përkthim gjermanisht (fragment leximi) nga Alexander SitzmannValeria Jäger dhe Uwe Kolbe nën titullin Kleines, morgendliches Verbrechen (Një krim i vockël mëngjesor) pranë shtëpisë botuese Literaturverlag Droschl, Graz dhe në përkthim maqedonisht (fragment leximi) nga Nikola Madžirov nën titullin Балади и распади pranë botimeve Blesok, Shkup.

Çelje e serisë poetike tradukita poezio

28_tradukitaTRADUKI, në bashkëpunim me shtëpinë botuese vjeneze Edition Korrespondenzen, ka nisur në vitin 2010 ciklin poetik tradukita poezio, në të cilin prezantohen për herë të parë në gjermanisht poetë të rëndësishëm nga Evropa Juglindore. Të gjitha vëllimet e ciklit janë edicione dygjuhëshe, të përkthyera në mënyrë të shkëlqyer dhe të redaktuar me kujdes të veçantë.

partner projektesh

traduki partners 2014 d